Gjatë dimrit të vitit 1944, në kulmin e Holokaustit, fotografi hebre Henry Ross kishte varrosur një kuti me fotografi. Pas një viti ai u kthye për të marrë këto fotografi, të cilat tregojnë histori tragjike. Henry Ross ishte një fotoreporter i thjeshtë lajmesh dhe sporti para se forcat gjermane të okuponin qytetin e tij, Lods në Ploni. Që nga kjo kohë ai mbijetoi duke bërë fotografi për identifikim dhe propagande për Departamentin e Statistikave të Nazistëve. Megjithatë ai shpesh rrezikoi jetën e tij, kështu duke fotografuar jetën e përditshme të qytetit të tij, që shpesh përbente dëbimin e banorëve për në kampet e vdekjes. Ai i varrosi këto fotografi me qëllim që gjeneratat tjera të mësonin për krimet që kishin ndodhur në qytetin e tij. Disa prej fotografive ishin dëmtuar, përderisa të tjerat tregojnë për jetët e hebrenjve polakë, shumë prej të cilave kishin një fund të trishtueshëm.
Varrosi fotografitë për të dokumentuar tmerrin e Holokaustit (FOTO)
Leave a comment