Kumanovë, 24 dhjetor – Është varrosur të dielën pasdite Ejup Kasumi, 41-vjeçar nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës, i cili të shtunën ndërruar jetë aksidentalisht në malin e fshatit Izvor, shkruan gazeta KOHA. 41-vjeçari, sipas raportit të policisë, si dhe dëshmitarëve në vendngjarje, kishte mbetur i vrarë pasi një plumb i pushkës së tij të gjuetisë e ka goditur në anën e djathtë të gjoksit. “Të dhënat e para dhe pozita e armës dhe e trupit tregojnë se tashmë i ndjeri është vetëplagosur. Me gjasë ka rrëshqitur pas tentimit për t’i ndarë zagarët që kishin filluar të kacafyteshin”, thonë policët që bënë hetimin në vendngjarje. Pushka e gjuetisë së të ndjerit ishte e thyer, me çka dëshmohet se bëhet fjalë për tragjedi. Ejupi është vëllai i dëshmorit të UÇK-së, Harun Kasumi, ndërsa pas vetes ka ĺënë dy fëmijë të mitur: Harun dhe Shaqir Kasumin. (koha.mk)