Varroset legjenda Maradona

32

Një nga futbollistët më të njohur në histori, Diego Armando Maradona, është varrosur të enjten në Argjentinë.

Vdekja e Maradonës të mërkurën, në moshën 60-vjeçare pas një sulmi në zemër, ka mërzitur gjithë botën e futbollit që e ka kujtuar një gjeni të fushës, por që jetoi më pas me shumë probleme.

Në një ditë me plot emocione, ish-kampioni i botës u varros në periferi të Buenos Airesit në një ceremoni private mes familjarëve e miqve të ngushtë.

Mijëra tifozë në gjithë botën nëpër rrugë nderuan Maradonën gjatë gjithë ditës. Në Argjentinë, janë shpallur tri ditë zie.