Tre ditë pasi u mbyt në ujërat e Lumit të Danubit në Vjenë të Austrisë, sot pas namazit të drekës është varrosur 22-vjeçari nga fshati Sllupçan i Likovës, Gëzim Asipi. Varrimi i Gëzimit u bë në varrezat e fshatit, ndërsa në lamtumirën e fundit ishin numër i madh i qytetarëve. Gëzimi, i cili prej disa muajve ishte me punë sezonale në Vjenë të Austrisë, ishte futur të dielën për tu freskuar në Lumin e Danubit, saktësisht në urën e njohur të Vjenës – “Georg Danzer”. Ishin dashur ekipe të mëdha shpëtimi dhe dhjetëra polumbarë për ta locuar trupin e 22-vjeçarit nga Sllupçani. (koha.mk)