Varre të thyera dhe kulla e rrafshuar, çfarë ka mbetur nga Haklajt në Kërnajë

30

I ftuar në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar pamje nga ajo që ka mbetur nga kulla e familjes Haklaj në Tropojë.

Ai iu referua Haklajve nisur nga vrasja e fundit e Guxim Gjyriçit, e cila dyshohet të jetë një mesazh i fortë për të afërmit e tij. Vëllai i Guxim Gjyriçit ka qenë shoku i ngushtë i Fatmir Haklajt.

Nga pamjet e siguruara nga gazetari duket se çdo gjë është e shkatërruar nga shpërthimet e tritolit dhe sulmit me armë nga më të ndryshmet.

Gazetari shpjegon se në atë hapësirë nuk ka mbetur askush tani, ndërsa varrest e vëllezërve Haklaj janë të thyera.

“Kanë mbetur vetëm disa mure në këmbë. Pqër shkak të shpërthimeve aty nuk ka mbetur më askush, përveç një personi që ka shkuar të rrijë me qira. Kulla është qëlluar me anti-tank dhe armë të ndryshme. Kanë mbetur vetëm muret e gurit në këmbë pasi kulla është disa qindra vjeçare e vjetër”, thekson ai.

Comments are closed.