Varr në formë të iPhone për fansen ruse (FOTO)

Një fanses së flaktë të telefonave të Apple i është bërë varri në formë të iPhone. Në tentim për të përkujtuar më mirë 25-vjeçaren, Rita Shameeva, familjarët kanë bërë një varr në formën e telefonit të saj të preferuar në qytetin Ufa të Rusisë.
Në “ekranin” e këtij telefoni është vendosur fotografia e Shameevas që vdiq në janarin e vitit 2016 në rrethana ende të panjohura, transmeton Koha.net.
Prodhuesi i gurëve të varreve në këtë qytet, Ilgam Galliulin ka mohuar se është përgjegjës për dizajnin e varrit.

“Unë dhe babai realizojmë varre sipas porosive. Por këtë gur të pazakontë e kam parë javën e kaluar”, ka thënë Galliulin.
“Mendova se kisha halucinacione. Si është e mundur që krejt papritur një telefon amerikan të shfaqet në varreza? Madje një shumë i madh”, ka thënë Nikolay Yevdokimov.
“Iu afrova dhe isha i befasuar. Kam parë shumë varre, por ishte hera e parë që e pash një në formë të iPhone”, ka thënë ai.