Varhelyi pas takimit me Bislimin: Biseduam për aplikimin e Kosovës në BE

Komisioneri evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se gjatë takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Bruksel, është diskutuar për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kështu ka bërë të ditur vetë Varhelyi përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Aplikimi i afërt i Kosovës për të filluar procesin e anëtarësimit në BE ishte tema e takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi”, ka shkruar ai.

Advertisements