Varhelyi intensiv që në mëngjes! Kërkon që Parlamenti bullgar sot të miratojë propozimin francez

Eurokomisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi në Twitter ka shkruar shqetësimet bullgare janë bërë pjesë e procesit negociues mes Shkupit dhe BE-së, përcjell TV21. Varhelyi shkruan se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së.

“BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian. Së bashku do të jemi më të fortë”, ka shkruar Varhelyi.

Eurokomisari paraprakisht shkroi një qëndrim tjetër në rrjetet sociale ku kërkoi që Parlamenti bullgar të miratojë sot propozimin francez.

Advertisements

“I bëjmë thirrje Parlamentit bullgar dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në axhendën e Parlamentit për miratim sot siç është propozuar. Opozita GERB Boyko Borissov tashmë ka treguar lidership duke e vënë propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë”, ka shkruar Varhelyi.