Bullgaria pritet të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi ish kryeministri Bojko Borisov njoftoi se partia e tij do ta mbështes propozimin francez për zgjidhjen e kontestit Shkup-Sofje. Eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi, në Twitter falënderoi Borisovin duke thënë se shpreson që qeveritë të bëjnë propozimin e nevojshëm deri tek Parlamenti Evropian.
Falënderojmë kreun e opozitës Gerb, Bojko Borisov për vendimmarrjen historike për Evropën dhe Maqedoninë e Veriut që të pranojnë negociatat të bazuara në propozimin francez që mundëson vazhdimin me hapjen e bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut. Presim që qeveritë të bëjnë propozime e nevojshme deri tek Parlamenti, që Evropa të ecë para”, ka shkruar Oliver Varhelyi.
We thank leader of opposition Gerb @BoykoBorissov for making a historical decision for Europe & for 🇲🇰to accept negotiation based on🇫🇷proposal allowing to proceed w/ opening accession nego w/ 🇲🇰. We expect gov’t making necessary proposals to Parl today so Europe can move forward.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 22, 2022