Komisari evropian për zgjerim, Oliver Varheji sot deklaroi se përkushtimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guximin dhe vendosmërinë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Varheji në profilin e tij në Tuiter ka uruar Beogradin dhe Prishtinën pas përfundimit të dialogut të djeshëm në Ohër nën patronazhin e BE-së.
Ai shkroi se “BE është e gatshme t’i mbështesë të dyja palët në procesin e zbatimit”.
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Zhosep Borel, mbrëmë në Ohër pas takimit mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti deklaroi se të dyja palët arritën marrëveshje për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Më në fund pas 12 orësh kemi marrëveshje se si do ta implementojmë marrëveshjen që Serbia dhe Kosova e arritën më 27 shkurt në Bruksel”, deklaroi madje Boreli në Ohër.