E çuditshme por e vërtetë, legjenda braziliane Ronaldinho është i “rrënuar” ekonomikisht.
38-vjeçari rezulton se ka vetëm 6 euro në llogarinë e tij bankare. Një shifër disi absurde, pasi braziliani bën një jetë luksi dhe ka kontrata të shumta reklamash.
Ronaldinhos i është konfiskuar pasaporta, për shkak të një borxhi të konsiderueshëm. Ish-futbollisti brazilian së bashku me të vëllain ndërtuan në mënyrë abuzive në një zonë të mbrojtur nga shteti dhe duhet të paguajnë një gjobë prej 2 milionë euro. Gjatë bllokimit të llogarisë bankare nga prokuroria, për të tërhequr paratë e gjobës, e konstatuar se në llogarinë e Ronaldinhos ndodheshin vetëm 6 euro.
Duke qartë që kjo kam qenë një manovër e 38-vjeçarit, i cili të ardhurat e tij i ka depozituar në një vend të sigurt, në mënyrë që mos bllokohen nga prokuroria.