Shkup, 23 maj – Komisioni për ndarje të licencave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë nuk i ka ndarë euro-licencë klubit me më shumë trofe në vend për pjesëmarrje në kupat evropiane gjatë sezonit të ardhshëm, edhe përkundër asaj që Vardari sezonin aktual do ta përfundojë në vendin e dytë të tabelës, raporton Koha.mk
Sipas informacioneve të fundit nga shtëpia e futbollit thonë se komisioni për dhënie të licencave nuk ka mundur t’i japë “vizë” për pjesëmarrje në kupat evropiane të ekipit nga Shkupi, për shkak të mos përmbushjes së disa obligimeve financiare që klubi i ka pasur gjatë periudhës së kaluar. Ankesën e KF Vardar nga FFM e kanë refuzuar si të pabazë, ndërsa vërtetohet vendimi i Komisionit për dhënie të licencave.
Nga ana tjetër nga FFM-ja kanë konfirmuar se pjesëmarrje në garat e UEFA-së për sezonin 2019-2020 licenca kanë marrë: Akademija Pandev, FC Shkupi, Shkëndija, Bellasica, Makedonija GJ.P, Renova, Sileksi dhe Rabotniçkit. (Koha.mk/Fisnik Nuhiu)