Shkup, 19 shkurt – Shkëndija dhe Vardari nuk kanë lejuar befasi në javën e parë të sezonit pranveror. Kampioni aktual më lehtë se sa pritej ka mundur skuadrën e Shkupit me rezultatin e thellë 3:0. Për kuqezinjtë kjo ishte fitorja e parë ndaj rivalit të saj këtë sezon. Për Vardarin golat i shënuan Felipe dhe Bllazhevski, ndërsa goli i parë ishte autogol nga ana e Krivanjevës. Me këtë fitore Vardari ka ruajtur epërsinë prej katër pikëve kundrejt Shkëndijës. Ndryshe, kjo e fundit nën drejtimin e trajnerit të ri Tomas Brdariç dhe përkrahjen pas një kohe të gjatë të tifozëve të saj “Ballistët” e ka nisur sezonin pranveror me fitore, duke e mundur me rezultatin 2:0 skuadrën e Sileksit. Rezultati ka mundur të jetë edhe më i thellë, në rast se Ferhan Hasani në pjesën e dytë do të kishte realizuar penalltinë. Golat për kuqezinjtë i shënuan Hasani dhe Megjedoviq.
Fitore minimale por mjaftë të rëndësishme ka arritur skuadra e Renovës. Djemtë e trajnerit Qatip Osmani me golin e Useinit në minutën e 10, mundën Bregallnicën, duke shfrytëzuar kështu humbjen e Sileksit dhe kiksin e Pelisterit ndaj Pobedës (2:2).
Fitore të thellë prej 3:0 ka arritur skuadra e Rabotniçkit. “Romantikët” të udhëhequr nga futbollisti shqiptar Suad Sahiti, i cili shënoi golin e parë, mundi me 3:0 Makedonija Gj.P., ndërsa dy golat tjerë u shënuan nga pika e bardhe me anë të Ivanovskit. (koha.mk)
Rezultatet:
Vardari – Shkupi 3:0
Pobeda – Pelisteri 2:2
Bregallnica – Renova 0:1
Mak.Gj.P. – Rabotniçki 0:3
Shkëndija – Sileksi 2:0
Tabela: Vardari 44 pikë, Shkëndija 40, Rabotniçki 31, Pelisteri 30, Renova 26, Sileksi 24, Shkupi 16, Pobeda 16, Makedonija Gj.P. 15, Bregallnica 11 pikë.