Raphael Varane ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin. Mbrojtësi francez që po kërkohej me ngulm nga shumë skuadra evropiane ka nënshkruar kontratë të re që e mban te kampioni evropian deri në vitin 2022. Varane kaloi te Real Madridi në verën e vitit 2011 nga Lensi për 10 milionë euro.