Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ka thënë se do të dëshironte që ta shihte Kylian Mbappen si një bashkëlojtar të tij, duke shtuar thashethemet për transferimin e sulmuesit te gjiganti madrilen, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha.
Mbappe ishte lidhur me kalimin te Real Madridi gjatë gjithë verës, derisa edhe vetë kishte paralajmëruar për një transferim, duke e shprehur dëshirën e tij për një projekt të ri. Sidoqoftë, në fund ai mbeti në Paris.
Ndërkohë, Varane nuk e ka fshehur dëshirën e tij për ta pasur bashkëlojtar Mbappen. “Unë gjithmonë e dua Mbappen në skuadrën time”, ka thënë Varane për “El Transistor”.
“Nëse ai më pyet ndonjë ditë, unë thjesht do t’i them gjëra të mira për Real Madridin”, shtoi francezi.