Raphael Varane “dëshiron që të mbetet te Real Madridi”, sipas drejtorit të madrilenëve, Emilio Butragueno. Juventus dhe Manchester United janë të interesuar në shërbimet e kampionit të botës me Francën, dhe spekulimet për një largim të tij nga “Santiago Bernabeu” janë shpeshtuar.
“Varane është shumë, shumë i rëndësishëm. Ai është te ky klub që një kohë të gjatë, dhe ka kontribuuar shumë dhe do të vazhdojë t’i japë shumë Real Madridit”, ka thënë Butragueno. “Do ta shohim, por ai është një lojtar i Real Madridit dhe dëshiron që të mbetet i tillë”.