Dublin, 15 nëntor – Është e mundur që të negociohet për marrëveshje të re për tregti të lirë mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian deri në fund të vitit të ardhshëm, nëse kjo dukshëm nuk devijon nga kushtet që vlejnë, deklaroi sot kryeministri irlandez Leo Varadkar, transmeton gazeta KOHA.
“Sa i përket negociatave për marrëveshje tregtare para dhjetorit të vitit 2020, mendoj se do të jetë rëndë, por jo edhe e pamundur nëse Britania e Madhe e ratifikon marrëveshjen e tërhequr me BE-në deri më 31 janar”, tha Varadkar në Dublin.
Ai tha se “sa më shumë i ngjan status quos, aq më shpejtë do të jetë”.
Kryeministri irlandez shtoi se ratifikimi nga ana e 27 vendeve anëtare të BE-së nuk do të jetë e mundur deri në fund të vitit 2020, gjegjësisht deri në afatin e planifikuar të fazës së propozuar të tranzicionit për dalje të Britanisë së Madhe nga BE-ja.(koha.mk)