Nga fundjava e ardhshme ju mundë të luani bastore për përdorimin e VAR-it, duke filluar nga ndeshja Juventus – Torino. Për momentin teknologjia më e re është e instaluar në Bundesliga dhe Serie A. Ndërkohë, Premier Liga dhe La Liga priten ta bëjnë sezonin e ardhshëm.
Një lajm interesant vjen nga Italia, ku thuhet se VAR-i tash mundë të luhet edhe në bastore. Aty lojtarët do t’i kenë tri mundësi: Nëse ndihma nga VAR-i do të përdoret së paku një herë, kuota do të jetë 1.60, në rast të mos-përdorimi, 2.60. Shansin për ta dhënë një goditje dënimi me konsultim të “video assistant”, do të jetë 3.00.