Var prodhon sërish polemika. Përdorimi i teknologjisë në futboll, konkretisht ai i Video Asisten Reffere, jo pak herë ka prodhur debate. Projekti është vetëm në hapat e para, po rastet e dyshimta, ku janë anulluar gola ose dhënë penallti shpesh herë kanë ngjallur pakënaqësi tek skuadrat që kanë qënë viktima të vendimeve që kanë ardhur për shkak të tekonologjisë. Rasti më i fundit është në Gjermani, në takimin e javës së katërt Borussia Dortmund-Koln. Verdhezinjtë arritën të fitonin me rezultatin e thellë 5-0. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, vendasit arrin të realizojnë golin e dytë. Në momentin e parë gjyqtari e anulloi menjëherë golin për një faull të shkaktuar në dëm të portierit të Koln, por vetëm pas sekonda më pas, me asistencën e VAR arbitrit i komunikohet në kufje se goli ishte i rregullt.
Ky moment ka sjellur dhe irritimin e futbollistëve të Koln, të cilët janë të mendimit se vendimi nuk ishte i drejtë, pasi në drejtim të gardianit të tyre, ka patur një shtytje nga ana e mbrojtësit Sokratis dhe për shkak të këtij veprimi Horn humbi kontrollin e topit. Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Ëatzke pas përfundimit të ndeshjes u shpreh se vendimi ishte i drejtë dhe këshilloi kundërshtarin ta pranonte humbjen, ndërsa pala tjetër vazhdon të ngul këmbë se ndaj tyre u bë një padrejtësi. Var ka prodhuar sërish debat, e ndoshta do të vazhdojë të prodhojë edhe në të ardhmen.