Shkup, 13 qershor – Presidenti i Republikës së Maqedonisë sot vlerësoi se marrëveshja me Greqinë është e dëmshme për Republikën e Maqedonisë, se është vendim personal dhe përgjegjësi e kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit Nikolla Dimitrov dhe se nuk do ta nënshkruajë.
Në paraqitjen televizive para qytetarëve, shefi i shtetit tha se me marrëveshjen që u arrit dje është arritur dhe publikuar mes Zaevit dhe Ciprasit janë lëshuar pozicionet shtetërore për mosndërrim të Kushtetutës dhe mospranim të emrit për përdorim të përgjithshëm.
Konsideron se është i dëmshëm she si i tillë i vetëm në historinë e njerëzimit, me të cilin shkelet Kushtetuta dhe ligjet, jodinjitoz dhe i miratuar në mënyrë jotransparente.
“Qeveria nuk gjeti fuqinë dhe inkurajim që të ndërtojmë qëndrim dhe konsensus të përbashkët. Gjithë procesi ishte jotransparent për çka dëshmoi rezultati përfundimtar. Teksti është dështues për Republikën e Maqedonisë”, tha Ivanov, duke sqaruar se nuk ndërrohet vetëm emri kushtetues, por edhe preambula e Kushtetutës dhe të gjitha nenet e saj ku përmendet Republika e Maqedonisë.
I pyetur nëse është dinjitoze që të pranohen të gjitha kërkesat greke dhe ultimatumi, duke shtuar se me këtë marrëveshje hapen më shumë çështje sesa që mbyllen dhe konsideron se ai do të shkaktojë pasoja të paparashikuara për Maqedoninë dhe popullin e Maqedonisë. BE dhe NATO, tha Ivanov nuk guxojnë të jenë alibi për marrëveshje të dëmshme dhe kjo nuk e bashkon shoqërinë, por e polarizon në mënyrë plotësuese.
“Greqia ka arritur t’i plotësojë kërkesat maksimale, degradohen të drejtat e arritura në KB dhe shkelet besëlidhja e paraardhësve tanë. Shkelet e drejta 73-vjeçare e vetëpërcaktimit dhe pavarësia 27-vjeçare. Është shkelur gjithçka që është e shenjtë për Republikën e Maqedonisë”, theksoi Ivanov.
Në fund të fjalimit ai përsëriti se nuk do të mbështesë dhe nënshkruajë, siç tha, tekst kaq i dëmshëm i marrëveshjes.