Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, Jovo Vangelovski në kumtesën e sotme deri tek mediat thekson se Prokuroria Publike Speciale refuzon të veprojë për kërkesën e tyre, me çka ndikon në prolongimin e procedurës urgjente e cila udhëhiqet para kësaj gjykate.
“Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë e informoi opinionin se më 06.04.2017 u dorëzua kërkesë për informacion deri tek Prokuroria publike për përndjekjen e veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve. Për shkak të karakterit urgjent të kërkesës së dorëzuar, shefi i kabinetit të kryetarit të gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë realizoi disa biseda telefonike me shefin e kabinetit të prokurorit për përndjekjen e veprave kriminele të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përndjekja joligjore e komunikimeve, prej ku akoma nuk ka përgjigje për kërkesën e dorëzuar”, thuhet në kumtesë.
Nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë vlerësojnë se “Prokuroria dukshëm refuzon të veprojë për kërkesën e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë, me çka, siç shtojnë, ndikon në prolongimin e procedurës urgjente e cila udhëhiqet para kësaj gjykate”.