Vetura me tre rrota e zbuluar në panairin e veturave CES në Las Vegas mund të përshkoj 320 kilometra rrugë me një mbushje të vetme. Vetura e quajtur Vanderhall Edison2 ka dizajn të miksuar në mes të resë dhe të vjetrës, e arrin shpejtësinë maksimale deri 170 kilometra në orë e nga 0 në 100 kilometra në orë për vetëm 4 sekonda. Vanderhall Edison2 kushton 30 mijë euro, ndërsa ofrohet pothuajse në çdo ngjyrë.