Holandezi Robin van Persie, ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq”, ka zbuluar sesi ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, “masakroi” dy futbollistë të skuadrës së tij, madje duke u thënë se do t’i largonte, pas një humbjeje 1-2 ndaj Manchester Cityt në vitin 2013. Kjo disfatë, në “Old Trafford”, ndaj rivalëve ndërqytetas, e kishte ngushtuar në 10 pikë distancën me ndjekësit më të afërt. Van Persie, gjithsesi, nuk ka dashur t’i zbulojë emrat e ish-shokëve të tij te United, që e kishin “tërbuar” Fergusonin me sjelljen e tyre.
Ferguson vendosi disa fotografi në murin e dhomës së zhveshjes, ku shfaqeshin dy lojtarët që kishin dalë natën, duke festuar, për t’i demaskuar ata.
Ferguson paralajmëroi se lojtarët në fjalë po i humbnin titullin United dhe deklaroi gjithashtu se kushdo tjetër që ishte i përfshirë aktivitete të tilla do të shitej.
“Një ditë pas ndeshjes, Sir Alex kishte vendosur fotografitë në murin e dhomës së veshjes të dy lojtarëve, të shkrepura gjatë natës, nëpër bare. Ai i tha të gjithë skuadrës: “Djema, nëse nuk e fitojmë ligën, do të jetë për shkak të këtyre dy “trapave”, që vendosën të dilnin jashtë”, – deklaroi Va Persi.
“Unë i di emrat, por nuk i zbuloj. Trajner i masakroi. Ishte e mahnitshme. Ai vuri në mur të gjitha fotografitë që dokumenonin sjelljen e tyre, në orën 2 të mëngjesit, në 3 të mëngjesit, në 4 të mëngjesit, etj., për të nënvizuar se sa budallenj kishin qenë.”