Sulmuesi i Fejenordit, Robin Van Persi, bëri një batutë në lidhje me ekipin e Juves, pas eliminimit që Ajaksi i bëri “Zonjës së Vjetër”.
Duke folur për “De Telegraf”, Van Persi u shpreh se Totenhemi do e studiojë ekipin e tij, pasi ata arritën që ta mundin 6-2 Ajaksin në janar, ndërsa thumbon edhe Juven.
“Besoj se tani në Europë do e shohin fitoren tonë ndaj Ajaksit, kur në janar i mundëm me shifrat 6-2. Totenhemi do na studiojë se si kemi luajtur në atë takim. Nuk e di nëse të tjerët na kanë studiuar. Juve? Ah, duke parë se çfarë bën ndaj Ajaksit, i bie që ne të fitonim me shifrat 11-2(qesh)” – deklaroi Van Persi.