Pak kohë më parë, për Luis Van Gal dolën fjalë që nuk di të stërvisë mirë lojtarët e tij dhe se nuk është i aftë në rolin e trajnerit. Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar vetë Van Gal i cili duket se e ka zbuluar se nga kush janë thënë këto fjalë dhe ka hedhur kunja karshi Frank Riberis.
Ai u shpreh se deklarata të tilla dalin nga futbollistë të cilët nuk janë n gjendje të stërviten si grupi dhe për këtë arsye fajësojnë trajnerin. Sakaq, për Riberinë u shpreh se është një futbollist që mendon për veten, para se të mendojë për skuadrën.
“Yjet në futboll kanë rol si në ekip ashtu edhe në klub. Disa gazetarët kanë shkruar se futbollistët kanë thënë për m,ua që nuk di t’i stërvis, por këto janë thënë nga ata të cilët nuk mund të stërviten me grupin. Aftësitë e një lojtari varen nga cilësitë që ai ka dhe sa arrin të bëhet pjesë e grupit.
Kam pasur mundësi të jem trajner i Rajkard dhe Figos kur ishin rreth të 30-ave, por ishin ndër më ët mirët dhe më të mirë se ata që quhen yje. Yll mund të quaj Figon, por jo Riberinë. Ky i fundit ishte më shumë i interesuar për veten se për skuadrën”, u shpreh Van Gal.