Ish-trajneri i Manchester United kishte njoftuar para pak ditësh daljen e tij në pension për shkak të një zie familjare, por tani përgënjeshtron gjithçka, do ta mbendojë vendimin. Me siguri jo për shkak të moshës, duke parë që Luis Van Gaal ka lindur në vitin 1951 dhe ka bërë rolin e trajnerit që në vitin 1986, por lajmi për tërheqjen e trajnerit holandez ka zënë të gjithë në befasi, për çështje kohe dhe modaliteti. Vetëm pak ditë më parë Van Gaal njoftoi tërheqjne, të deklaruar edhe më parë në vitin 2015. Zyrtarisht, me motivacionin “për të kaluar më shumë kohë me bashkëshorten”, por sipas burimeve pranë tij, vendimi lidhej me ndarjen nga jetë të dhëndrit në moshë të re. Por Van Gaal, i intervistuar nga “Cadena Ser”, ka surpirzuar sërish të gjithë. “Nuk jamë tërhequr, thashë vetëm se mund të tërhiqem. Por gazetat holandeze dhe ato spanjolle shkruajën atë që duan. Do të ndalem për një sezon. Kam marrë një pushim për të marrë vendimin përfundimtar. Besoj se ka shumë mundësi që të ndalem përgjithmonë, por do të vendos vitin e ardhshëm”, deklaroi trajneri holandez, Van Gaal, duke siguruar të gjithë të interesuarit, teksa konfirmon se ofertat në adresë të tij nuk kanë munguar aspak: “Nuk e përjashtoj mundësinë që të drejtoj ndonjë ekip në Spanjë në të ardhmen. Jo Barcelonën ku ndodhet Luis Enrique, që është një trajner i mirë. Muajin e kaluar mora një ofertë nga Valencia, të cilën e refuzova. Vendimi im nuk do të varet vetëm nga gjendja si do të ndjehem, por edhe nga ofertat që do të më mbërrijnë”.