Liverpul, 2 maj – Futbollisti holandez, Virgil van Dijk, i cili mbrëmë e ekipin e tij Liverpul e fitoi trofeun e tij të parë të madh, deklaroi me modesti se nuk mendon për Topin e artë, duke pohuar se Lionel Messi mbetet kandidati më i denjë për të fituar Topit të Artë 2019, përcjellë KOHA.
“Mendoj se Mesi është lojtari më i mirë në botë, pa dallim nëse është në finale apo jo”. Ai meriton ta fitojë Topin e artë”, deklaroi Dijk.
Mbrojtësi holandez ka qenë një shkëmb në zemrën e skuadrës së Liverpulit që nga nënshkrimi i tij në janar të 2018, duke e transformuar vijën e fundit të mbrojtjes, e cila ishte ndër më të dobëtat në Ligën Premier.
Forma e tij e lartë gjithashtu ka kaluar në Evropë, ku Liverpuli mbajti gjashtë herë portën e paprekur deri tek fitorja e tyre 2-0 ndaj Totenhamit në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma. (koha.mk)