Mbrojtësi më i mirë në botë nuk i ka nisur ende bisedimet me Liverpoolin për kontratën e re. Virgil van Dijk insiston se ai nuk është duke e diskutuar vazhdimin e kontratës me Liverpoolin, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Mbrojtësi më i mirë në botë ka kontratë me “Reds” deri në vitin 2023 dhe ditëve të fundit flitej se palët i kanë nisur bisedimet për kontratën e re.
Sipas mediave britanike, palët mund ta nënshkruajnë një kontratë të re gjashtëvjeçare. Mirëpo, vetë qendërmbrojtësi holandez i ka mohuar këta zëra, duke insistuar se as që po mendon për kontratën e re.
Van Dijk e ka shijuar një sukses të madh që kur iu bashkua Liverpoolit në janar të vitit të kaluar, duke e ndihmuar ekipin ta fitojë Champions Leaguen.
Gjithashtu, ai është kandidati më serioz për ta fituar Topin e Artë këtë vit.