Liverpool triumfoi në Champions League dhe u shpall kampion në Europë, por për mbrojtësin holandez Virgil van Dijk dështimi në Premier League është një peng i madh. Për këtë arsye, mbrojtësi, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, u ka çuar një mesazh të gjithë fansave të “reds”, duke u thënë se titulli kampion do të jetë objektivi kryesor sezonin e ardhshëm.
28-vjeçari, përmes një mesazhi në “Twitter” bën bilancin e sezonit dhe shkruan: “Pata disa ditë kohë për të reflektuar për këtë sezon të mrekullueshëm. Realizuam vërtet gjëra të jashtëzakonshme me Liverpol. Jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi, e këtij grupi”.
“Të jesh kampion i Europës është një ëndërr që bëhet realitet. Gjithsesi, ne jemi ende të uritur për sukses dhe do të japim maksimumin për t’i arritur ato”, thotë Van Dijk.
Në fund, mbrojtësi komenton edhe rezultate në kombëtare. “Jam i kënaqur dhe plot shpresë për këtë ekip, pasi po ndërtojmë diçka të rëndësishme. Falënderoj të gjithë për mbështetjen që