Dy lojtarët e Liverpoolit, Virgin Van Dijk dhe James Milner, janë shprehur tejet të lumtur për fitoren në Gjermani ndaj Bayernit dhe sigurimit të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli fitoi 1 me 3 si mysafir, pas barazimit pa gola në shtëpi.
“Ishte mbrëmje e mrekullueshme. E dinim se do të jetë vështirë sepse kanë ekip të mrekullueshëm me lojtarë fantastikë. Ishim të pafat në golin e tyre, por ia dolëm mbanë dhe jemi në top tetë. Është shumë e rëndësishme dhe ndihem për mrekulli që shënova”, ka thënë Van Dijk që realizoi golin e dytë të ndeshjes për “Të Kuqtë”.
James Milner në anën tjetër ka thënë se kjo s’ishte paraqitja më e mirë e Liverpoolit. Ai ka thënë e me kualifikimin e katër skuadrave angleze në këtë fazë përfiton futbolli në Angli.
“Kjo është ajo që duam. Nuk e dimë se me kë do të luajmë në raundin e ardhshëm, por kemi ndjenja të mira nga viti i shkuar dhe shpresoj të vazhdojmë kështu sa më larg që mundemi”, ka deklaruar ai.