Donny van de Beek është i pakënaqur me situatën e tij te Manchester Unitedi. Mesfushori holandez nuk ka arritur ta bindë trajnerin Ole Gunnar Solskjaer duke u inkuadruar në lojë kryesisht nga banka rezervë.
Mediat në Ishull kanë raportuar të shtunën se lojtari dëshiron të largohet nga “Djajtë e Kuq”. 23-vjeçari këtë edicion në Premier League ka luajtur 311 minuta duke shënuar një gol.
Ai ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2025. Van de Beek u transferua nga Ajaxi në vitin 2020 për 39 milionë euro.