Pas barazimit 1-1 brenda në “San Siro” ndaj Interit, trajneri i PSV, Mark Van Bomel deklaroi:
“Dy pikë në këtë grup mjaft të vështirë janë mirë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo aventurë e jona në Europë. Sot luajtëm me kurajë, edhe mund të kishim fituar. Mendoj se Interi e kishte mendjen edhe te ndeshja e Barcelonës, po mua nuk është se më intereson shumë diçka e tillë. Sot PSV tregoi se mund të konkurojë ndaj kujtdo në Champions.”