Van Basten: Kjo Barcelonë do të turpëronte Krojfin

Ish-sulmuesi i Milanit dhe i kombëtares holandeze, Marko van Basten ka sulmuar ashpër Barcelonë, duke sjellë në vëmendje dhe një tjetër legjendë të Holandës dhe këtij klubi, Johan Krojf.

Ai ka kritikuar klubin spanjoll për mënyrën aspak të denjë sipas tij në lidhje me merkaton e verës. Katalanasit, nga një klub me 1.3 miliard euro borxhe, kanë shpenzuar më shumë se 150 milionë euro në këtë sezon, ndërkohë që nga ana tjetër po ulin rrogat e lojtarëve.

Duke folur për televizionin holandez “Ziggo Sport”, ish-trajneri i Holandës ka thënë: “Unë mendoj se vetë Johan Krojf do të ndihej i turpëruar nëse do të shihte se si po operon Barcelona sot në merkato. Në opinionin tim, qasja e Barcelonës ka qenë shumë poshtë standardeve të saj”.

Advertisements