Ernesto Valverde ishte plot falënderime për performancën e Ousmane Dembele, në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Villarreal, të dielën. Fitorja i ngjiti katalanasit në krye të La Liga-s, me Sevilla që barazoi më vonë me Deportivo Alaves. Dembele, i cili ka tërhequr vëmendjen në javët e fundit për një qëndrim jokorrekt, ishte një nga yjet e ndritshme ndaj Villarrealit. Prandaj, trajneri Valverde donte ta evidentonte atë pas ndeshjes:
“Dembele ishte një nga lojtarët më të shquar në lojë. Ai bëri kaq shumë gjëra të mira ndaj Villarealit. Por, presim që shumë ndeshje të tjera të mira të vijnë prej tij. Ajo që e dallon është shpejtësia, driblingu, ndryshimi i ritmit. Sa i përket lojës, në gjysmën e dytë na mungonte posedimi i topit. Kundërshtari u bë më i fortë dhe duhej të riorganizoheshim. Ne nuk jemi të kënaqur me atë që kemi pare, kur nuk e kishim topin”, deklaroi Valverde.