Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka bërë të qartë se ka për qëllim t’ia besojë skuadrën Ernesto Valverdes edhe sezonin e ardhshëm. Barcelona nuk e ka shkarkuar asnjë trajner që prej kur e shkarkoi Louis van Gaalin para 16 vjetëve. Gjatë kësaj periudhe, Barçën e kanë drejtuar gjashtë trajnerë të ndryshëm, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Louis van Gaal
Holandezi u shkarkua në fillim të vitit 2013, duke i dhënë fund periudhës së dytë të tij në krye të klubit katalonas.
Radomir Antic
Antic e zëvendësoi Van Gaalin në stol dhe e fitoi besimin e bordit të Barcelonës. Megjithatë, Joan Laporta i fitoi zgjedhjet presidenciale në klub në fund të sezonit 2002/03 dhe zgjodhi ta emërojë një trajner të ri.
Frank Rijkaard
Ai trajner i ri ishte Rijkaard, i cili e udhëhoqi klubin në pesë vjetët pasuese. Viti i tij i fundit në klub nuk ishte i mirë, por Laporta e mbajti atë deri në fund të sezonit kur edhe i mbaroi kontrata.
Pep Guardiola
Trajneri më i mirë në histori të klubit pati katër vjet jashtëzakonisht të suksesshme nga 2008 deri më 2012. Ai u largua vetë në fund të sezonit 2011/12, edhe pse Barcelona kishte tentuar ta bindë të nënshkruajë kontratë të re.
Tito Vilanova
Ai e mori skuadrën në dorë pas Guardiolës, por qe në gjendje ta mbajë postin e trajnerit vetëm për një sezon për shkak të një sëmundjeje të rëndë, si pasojë e të cilës edhe vdiq.
Tata Martino
Argjentinasi pati një sezon të parë premtues në Barcelonë, por dështoi ta fitojë tripletën. Ai vendosi ta braktisë skuadrën edhe pse kishte edhe një vjet kontratë.
Luis Enrique
Enrique e përsëriti rekordin e Guardiolës duke e fituar tripletën, por pas tri vjetëve dha dorëheqje për shkak të presionit të madh. Ai pati ofertë në tavolinë për kontratë të re, të cilën nuk deshi ta nënshkruajë.