Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, vazhdon të jetojë një “muaj mjalti” të vërtetë me lojtarët e tij, pasi e kaloi “pijen e keqe” të Superkupës. Që atëherë janë luajtur 11 ndeshje, me një bilanc mjaft pozitiv: 10 fitore dhe 1 barazim, çka e vendos atë si lider në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. “Njëqind ditë si trajner i Barcelonës? Jam i kënaqur, por tashmë e dimë se futbolli është shumë kapriçioz.” Trajneri përsëri theksoi punën e papaguar të Leo Messit, i cili shënoi golin e tij të 100-të në garat evropiane, në ndeshjen e mbrëmshme kundër Olimpiakos: “E pra, të presim dhe të shohim nëse Leo arrin 200 gola këtë sezon, por unë e shoh pak të vështirë.
Ajo që është e qartë, Leo po i thyen të gjitha pengesat”. Trajneri i Barcelonës pranoi se kishte jetuar me tensionin e lojës, sidomos pas dëbimit me karton të kuq të Pike. Valverde ka folur edhe për situatën politike që po jeton Katalonja, edhe pse zgjodhi të përmbahej në këtë drejtim: “Barcelona përfaqëson shumë njerëz, që kanë mendimet e tyre. Natyrisht, unë kam të miat, por flamuri që të gjithë neve na bashkon është ai i Barcelonës. Stadiumi u shërben, gjithashtu, njerëzve që të shprehin veten e tyre si të dëshirojnë, por tifozët pikë së pari duan të shohin fitoren e ekipit të tyre”.