Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është shumë i kujdesshëm për shkak 1/8 të finales me Lionin në Ligën e Kampionëve.
Ai përkujtoi eliminimin e katalanasve sezonin e kaluar kur shumica e konsideronin favorit të madh kundër Romës.
“Vitin e kaluar të gjithë e kanë parë Romën si kundërshtarë të përkryer për Barcelonën. Por ne u eliminuam. Që të mos ndodh e njëjta, duhet të jemi jashtëzakonisht të përqendruar kundër Lionit”, ka theksuar Valverde.
Ai vlerëson se ekipi francez është sfidë e madhe.
Ndeshja Lion – Barcelonë luhet sonte nga ora 21 në “Park Olimpik Lion”.