Ernesto Valverde është parë tejet i qetë në konferencë për media para ndeshjes me Borussia Dortmundinnë kuadër të Ligës së Kampionëve. Blaugranasit dhe skuadra gjermane do të përballen sonte (e mërkure) nga ora 21:00 në ‘Signal Iduna Park’ në Gjermani. Valverde ka thënë se në këtë sezon do të tentojnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve dhe disfata në sezonin e kaluar në Anfield ndaj Liverpoolit është e harruar.
Barcelona është e fokusuar në triumfin e garës më të madhe në Evropë për klube, pasi tashmë është duke e dominuar La Liga-në për disa vite radhazi.