Një emër që i ka dhënë dhe i jep muzikës ende hite e këngë të bukura. Valton Krasniqi ndonëse jeton në Zvicër, karriera e tij ka bërë emër në shumë vende të botës, këngët e tij edhe janë kopjuar nga vendet fqinje, ndërsa ai flet në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar shumë gjëra mbi veten
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ç’vend zë muzika në jetën tënde?
Besoj është në vendin e parë sepse për momentin nuk mundem të paramendoj pa muzikë.
KOHA: Zgjohesh me këngë në mëngjes? Hiti yt i preferuar?
Kohën e fundit me këngën time “Nuk ta fal”.
KOHA: Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?
Po jam duke punuar në disa projekte ku ende nuk e kam zgjedhur ende cilit këngëtar do i bëj ftesë për duet.
KOHA: Jemi në fillimet në muzikë, si kanë qenë për ty duke e ditur që ke kultivuar muzikën e pastër shqipe?
Në fillim ishte shumë e vështirë të kultivosh atë lloj muzike si kam bërë unë por sot jam krenar që në vitin 2009 tek tash kanë filluar të bëjnë muzikën i cili unë isha qysh në vitin 2004.
KOHA: Gjithsesi, publiku është ai që jep gjykimin më të drejtë…Si ndikoni në jetën dhe perceptimitek publiku?
Shumë normale është që i vlerësoj publikun shumë, por Valtoni nuk ndryshon, e kam drejtimin dhe stilin tim të muzikës dhe mendoj akoma ashtu të vazhdoj.
KOHA: Mendon se ia “rrëmbeve” zemrat atyre me muzikë, a ke menduar për ndonjë profesion tjetër?
Po shumë herë, kasap.. (qesh).
KOHA: Në shtëpi krahas ndjenjës komode, çfarë bën?
Jam adhurues i filmave dhe normal 100% këndoj edhe në shtëpi.
KOHA: Pasi i vendosni kyçin derën, lini jashtë saj edhe çështjet e problematikave në punë apo i merrni me vete?
Jo kurrë, muzikën dhe jetën private duhesh të ndash, përndryshe nuk je profesionist.
KOHA: Kuzhina është një pasion tjetër i yti, të cilin jo të gjithë e njohin. Çfarë të tërheq më shumë në këndin e gatimit? Receta e preferuar?
Unë preferoj kuzhinën tajlandeze dhe gatuaj vet, sepse këto darka duhet t’i përgatitësh vetë kërkon shumë përkujdesshmëri.
KOHA: Cili është vendi më i bukur në botë për ty?
Shtëpia ime, por edhe Maldive.
KOHA: Hera e fundit kur ke qenë në pushime?
Para një viti në Turqi, në Belek, ku ishte një pushim shumë i rehatshëm.
KOHA: Shumëkush, sidomos person publik, nuk e ka luksin e të qenit i “pagjykuar”! Vlen e njëjta gjë edhe për ty?
Jo, paragjykimet kanë qenë gjithmonë, por unë i marr lehtë dhe me humor.
KOHA: Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?
Të jem i saktë dhe i sinqertë atë që e bëj unë.
KOHA: I keni qejf fëmijët? Doni një familje të madhe?
Po patjetër, jam shumë i lidhur me familje dhe mendoj ajo është sekreti i një suksesi.
KOHA: Si e sheh veten si baba i ardhshëm?
Shumë i kujdesshëm dhe me plot dashuri.
KOHA: Çfarë leksioni të kanë dhënë prindërit?
Jam krenar ashtu si më kanë edukuar prindërit jo me dhunë, gjithmonë janë munduar të na sqarojnë mirë jo vetëm unë por edhe vëllezërit e mi.
KOHA: Gjëja e preferuar që dëshiron të bësh çdo të diel?
Të jem në natyrë larg nga jeta e përditshme dhe afër familjes.
KOHA: Libri i fundit që ke lexuar?
Para një viti kam diplomuar në Mixing mastering engineer dhe kam lexuar shumë rreth muzikës, për momentin jam duke pushuar nga leximi.
KOHA: Hera e fundit që ke qeshur aq shumë, sa të kanë dalë lot?
Herën e fundit ka qenë kur një koleg i imi më imitonte mua aq origjinal sa që më dolën lot nga e qeshura.
KOHA: Kënga që këndon në dush?
‘O sole mio’, (qesh).
KOHA: Projektet që ju presin?
Për momentin, kam bërë disa projekte, por ende nuk kam caktuar cila këngë do editohet e para, por besoj që do jeni të parët që do ju informoj.