Është nga Gostivari dhe ka pak vite që merret me muzikë por që ndjek mësimet në këtë drejtim. Valon Osmani, djaloshi shumë kreativ që deri tani ka realizuar katër projekte muzikore vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA duke treguar rrugën e tij në muzikë
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: U bënë disa vite që je në skenë, ke kultivuar një zhanër që pëlqen publiku, si e sheh veten në muzikë sot?
Realisht po bëhen katër vite prej kur kam filluar karrierën muzikore dhe deri tani ka ecur mjaft mirë por unë nga natyra jam mjaft kërkues si nga vetja poashtu edhe nga bashkëpunëtorët e për këtë arsye na presin gjëra edhe më të bukura.
KOHA: Sa projekte muzikore numëron?
Kam katër projekte muzikore të realizuara me klip, por jashtë këtyre kam edhe shumë tekste të cilat vazhdimisht i shkruaj dhe punoj në to që në të ardhme të afërt shpresoj t’i realizoj si projekte personale ose bashkëpunim me ndonjë kolege.
KOHA: Zakonisht kur vjen sezona këngëtarët janë më të angazhuar, si do të shohim Valonin këtë vit?
Këtë vit kam filluar me dasma dhe ahengje të ndryshme familjare dhe disa data tashmë janë caktuar, ndërsa për projekte besoj që do t’i kem së paku dy këngë brenda këtij viti.
KOHA: Krahas projekteve muzikore ti këndon shumë në dasma e ahengje familjare?
Muzikën unë e shoh si një profesion ndihmës për të ndihmuar veten dhe familjen financiarisht, ndryshe nuk kisha thënë që përfitohet sa të jetojmë ashtu si duam sepse natyrisht ka edhe shumë shpenzime.
KOHA: Cilët janë bashkëpunëtorët?
Të gjitha tekstet e këngëve të mia i kam shkruar vet, ndërsa muzikën dhe orkestrimin kam pasur bashkëpunëtorë të ndryshëm si Astrit Stafaj, Çekiç, Meti Neziri dhe Ebrar Mazhar.
KOHA: Tallavaja gjithmonë kritikohet nga publiku, por edhe kërkohet shumë, ti e këndon apo nuk parapëlqen?
Mendoj që koncepti i tallavasë është keqinterpretuar tek ne ndërvite, tallavaja është t’i dedikosh këngë dikujt dhe të këndosh ekstra vetëm për atë person, jam ekstrem fans i këngëve të bukura shqipe, por kemi edhe këngë që janë mjaft IN që kanë ritme tallava e që padyshim nuk mund të anashkalosh e mos t’i këndosh në dasma, jam i pajtimit se tallavaja nuk është e jona e as nuk duhet parë si vlerë, sepse nuk na përket.
KOHA: Cilat janë projektet do publikosh këtë vit dhe ku do të shohim pas disa vitesh, ke plane?
Bëj plane afatshkurtre, të cilat mendoj t’i realizoj së shpejti, e në këto plane mund të prisni dy këngë për të cilat shpresoj njërën të lançoj gjatë sezonit veror.