Është një nga fitnes trajnerët më të njohur në Kosovë që po vazhdon punën e tij të suksesshme në këtë drejtim. Ndonëse ne po shkojmë nga stina e verës dhe koha tashmë ka nisur të rregullohet, edhe këtë herë ne ju sjellim disa këshilla nga Valon Faiku se si të kemi një trup të shëndetshëm në mënyrë natyrale. Ai rrëfehet për gazetën KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: E dimë se ushtrimet fizike janë të ndara në dy grupe: me peshë të trupit dhe me peshëngritje (tega), a mund të na tregoni cila nga këto është më efektive?
Si trajner fitnesi preferoj ushtrimet me tega për arsye se me ato mund të ushtrojmë secilin muskuj që dëshirojmë, psh. mass apo definim dhe janë më efektive, ndërsa ushtrimet me peshë trupore më shumë i preferoj si ushtrime shtëpiake për ata persona që nuk mund të merren me fitnes.
KOHA: A do të thotë se për ndërtim më të shpejtë të muskujve dhe definim të tyre, është më mirë të ushtrohet me peshë trupore?
Për ndërtim të pastër të muskujve rol të rëndësishëm luan ushqimi dhe normal ushtrimet cardio si pista vrapimit, biçikleta dhe orbitrek.
KOHA: Kemi dëgjuar shprehjen se muskujt e barkut ndërtohen në kuzhinë e jo në palestër, a mund të na tregoni si trajner fitnesi profesionist, sa e vërtetë është kjo thënie?
Muskujt e barkut ndërtohen me ushqim dhe në fitness, një kombinim i mirë.
KOHA: Çfarë ushtrimesh apo ushqimesh do t’u këshillonit personave të cilët duan trup të definuar?
Për trup të definuar si themi ne të terur preferohet dieta dhe planprogram ushtrimet normal duke përfshirë edhe vrapimin dhe ecje, këtu duhet të cekim rrol kryesorë tek definimi luan ushqimi dhe mund t’ia bashkangjesim edhe suplementet.
KOHA: Cila është më e preferueshme gjatë ushtrimeve fizike: uji apo lëngjet e ndryshme?
Gjatë ushtrimeve preferojmë të pihet ujë, apo ne e përdorim dhe BCCA gjatë ushtrimeve që ndihmon në pompimin e muskujve dhe rritje së energjisë.
KOHA: Duke marrë parasysh se jeni shumë aktiv edhe online dhe të hapur për personat të cilët kërkojnë këshilla rreth kësaj fushe, sipas eksperiencës me këta persona, a mund të na tregoni cili është gabimi më i shpeshtë që bëhet nga fillestarët?
Gabimi më i madh që bëhet nga fillestarët është parapërgatitja pra nxehja e muskujve që e preferoj nga 2 deri në 3 javë të punohet me pesha të lehta.
KOHA: A mund të bëhet shkrirja e yndyrës apo humbja e peshës edhe pa inkuadrimin e makinave kardiovaskulare në program?
Po mund të bëhet shkrirja e yndyrës pa inkuadrimin e makinave kardiovaskulare në program në qoftë se jemi në dietë pra kontrollojmë ushqimin që konsumojmë dhe përdorim i “carnitine natyrale” që ndihmon në përshpejtimin e djegies së yndyrës.