Raportohet se futbollisti shqiptar i Kombëtares së Zvicrës është kërcënuar me vdekje nga tifozët e Brazilit. Pas ndeshjes së mbrëmshme, e cila përfundoi në barazim, tifozët kanë dërguar mesazhe kërcënuese në adresë të Valon Behramit. Ky i fundit bëri një paraqitje fantastike në fushë, duke frenuar disa herë edhe Nyemar. Kjo ka irrituar tifozët brazilianë, të cilët dërguan në adresë të shqiptarit mesazhe me përmbajtjeje kërcënuese. Disa nga mesazhet kërcënuese ishin me përmbajtjeje të kësaj natyre:
“Nëse do të vish në pushime në Brazil, do të të mbysim. Ti je në listën e zezë të Brazilit. Nëse ke pasur punë me Nejmarin, atëherë do kesh punë me tërë Brazilin”-thuhej në disa mesazhe.