Një djalë shumë motivues dhe punëtorë, talent në fushën që vepron është Valmir Hoti. Merret tashmë prej 9 vitesh me kickbox dhe po ia del mbanë me shumë sukses. Në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA ai tregon mbi punën dhe karrierën e tij
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: U bënë disa vite që merresh me këtë sport, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëritë?
U bënë 9 vite që merrem me kickbox, ishte ëndrra ime si i vogël që unë ti prekë majat e të shquhem kampion. Motivin më të madh e marrë nga familja ime, shoqëria dhe te gjithë ata që duan të më shohin në majë të këtij sporti. Pritshmëritë për tash e tutje shpresojë se me punën time dhe vullnetin për këtë sport ti kryej meçet në vazhdim me fitore.
KOHA: E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?
Fillimi për mua nuk ka qenë aspak i lehtë sepse sigurisht një sport i tillë nuk është aq i lehtë, kisha pengesa nga familja sepse rrezikohesha në çdo meç prej lëndimeve që i merrja dhe sigurisht nuk ndiheshin të sigurt, por unë prapë se prapë kam dëgjuar zemrën time dhe kam hyrë në ring dhe rezultati i mirë ishte gjithmonë në anën time.
KOHA: Po ndonjë idhull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a e ke?
Khabib Nurmagumedov.
KOHA: Kush mendon sipas teje po ngjitet fuqishëm në sportin që ti kultivon?
Janë disa që po korrin suksese të mëdha në arena ndërkombëtare dhe na ngrisin ne si popull të cilët janë: Shpejtim Ahmetaj, Florian Marku, Elvis Gashi etj.
KOHA: Cilat janë planet që ke planifikuar këtë vit?
Si fillim jam në përfundim të hapjes së Klubit me të ri në qytetin tim Gjilanin, ku si drejtor i klubit dhe njëkohësisht menaxheri im Arben Jonuzi është gjithmonë në krahun tim. Ky klub shpresojmë të nxjerrë talentë të ri në këtë sport. Gjithashtu jam në pritje të vizës ku shumë shpejtë do të marr pjesë në gara ndërkombëtare ku shpresojë të kthehem me fitore.
KOHA: Po çfarë mendon të arrish në karrierë, cilat janë synimet?
Synimet e mia janë që të prekë majat më të larta, të bëhem një kampion i pathyeshëm dhe të mbesë i tillë.
KOHA: Sa meçe ke pasur deri më tani, në sa ke dal fitues e sa humbës?
Gjithsej kam bërë 24 meçe ku jam shpërblyer me 21 fitore dhe 3 humbje.
KOHA: A mendon se humbja ndonjëherë të kthen prapa apo të bën më të fortë?
Humbja është pjesë e çdo sakrifice në jetë, humbja është arsyeja më e madhe që e ngritë njeriun lart, siç më ngriti mua dhe më bën edhe më të fortë. Çdo humbje më ka bërë edhe me të fortë, ku dihet që humbja është pjesë e lojës.