Bukuresht, 7 prill – Policia rumune gjeti dhjetëra pako me ko*kainë me peshë të përgjithshme prej rreth 100 kilogramëve, të cilat valët e detit i nxorën në brigjet e Detit të Zi, ndërsa kompetentët supozojnë se dro*ga është pjesë e ngarkesës që ishte zbuluar në anijen që para rreth dhjetë ditëve u përmbys në Deltën e Danubit.
Sipas burimeve policore, pakot i gjetën qytetarët në plazhet e bregdetit rumun dhe i paraqitën në polici.
Policia në qytetin Konstancë i paralajmëroi qytetarët të mos i hapin pakot në plazh, sepse përmbajnë materie të rrezikshme.
Në brigjet e Detit të Zi në rrjedhë është një operacion i madh lidhur me kontrabandën e narkotikëve me të cilën kryeson prokuroria, policia, xhandarmëria dhe kufitarët rumunë.
Autoritetet rumune para rreth dhjetë ditëve konfiskuan mbi një ton ko*kainë të cilësisë së lartë që ishte fshehur në anijen që u përmbys në deltën e Danubit, ndërsa atëherë u kumtua se policia kishte arrestuar dy serbë.
Çmimi i dro*gës së konfiskuar vlerësohet në 300 milionë euro.