Valentino Rossi drejt altarit, i propozon për martesë modeles së njohur

34

Valentino Rossi dhe e fejuara e tij Francesca Sofia Novello do të martohen. Lajmin e konfirmoi revista e njohur italiane “Chi”, që shton se ka qenë piloti i njohur italian i MotoGP ai që i ka bërë një propozim për martesë të fejuarës së tij.

Propozimi është bërë në Tavullia, zonën ku çifti jeton prej muajsh. Një propozim që natyrisht Francesca, modele e njohur, e ka pranuar edhe pse ata kanë 14 vite diferencë në moshë. Rossi dhe Novello kanë disa vite që janë lidhur dhe shpesh kanë deklaruar se dëshirojnë të kenë një familje së bashku.

Ka qenë vetë Rossi ai që e ka përkufizuar Novello si gruan e duhur për të patur fëmijë në të ardhmen. Për momentin nuk ka asnjë datë zyrtare se kur do të zhvillohet dasma, pasi çifti nuk e ka konfirmuar këtë lajm.

Pak ditë më parë, modelja e n johur ka publikuar në “Instagram” një unazë me diamant, fakt ky që vlen sa një mijë fjalë.