Valencia e ka shkarkuar trajnerin Javi Garcia të hënën. Shkarkimi erdhi një ditë pasi klubi spanjoll pësoi 3:2 nga Barcelona në La Liga.
Në vend të tij trajner i përkohshëm do të jetë Salvador Gonzalez.
“Klubi dëshiron ta falënderojë publikisht atë për punën e tij dhe përkushtimin gjatë kohës si trajner i skuadrës dhe i uron shumë sukses për të ardhmen.
Salvador Gonzalez ‘Voro’ do ta marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës”, ka njoftuar Valencia në faqen zyrtare.