Mançester Junajted është rreshtuar për një lëvizje befasuese të janarit për mesfushorin e talentuar të Valencias, spanjollin Karlos Soler. Trajneri Hoze Murinjo është i etur për ta përforcuar skuadrën e tij për vazhdimin e kampionatin, por edhe garave evropiane pasi është në rrugë të mirë në këtë fillim sezoni.
Pasi kanë dështuar gjatë verës për të transferuar yllin kroat të Interit, Ivan Perishiç, “Djajtë e Kuq” kanë kthyer shikimin dika tjetër. Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, Junajted po përpiqet të përfundojë një marrëveshje me talentin e Valencias, Soler. “Djajtë e Kuq” po mendojnë të ofrojnë 30 milionë funte për reprezentuesin e Spanjën U-21 dhe ta përfundojnë marrëveshje përpara se të hapet dritarja e transferimit të verës. Junajtedi ka nisur bisedimet me klubin e Solerit, Valencian, me të cilin skuadra nga La Liga nuk ka gjasa të mbajë klauzolën e largimit të lojtarit prej 75 milionë funtesh për shkak të çështjeve financiare.
Pas një sërë transferimesh zhgënjyese pas largimit të Sir Aleks Ferguson, Junajted beson se aftësia e tyre për të përfunduar transferimet e Romelu Lukaku dhe Nemanja Matiç në korrik ka ndihmuar fillimin e tyre mbresëlënës në sezonin aktual. Skuadra nga “Old Trafford” janë të etur të bëjnë biznesin e tyre herët edhe për Solerin dhe t’ju tregojnë kundërshtarëve që do të jetë rival serioz në çdo garë.