Alessandro Florenzi duket se së fundmi po fiton kuota dhe po preferohet më tepër nga trajneri i Romës, Fonseca. Mbrojtësi i djathtë i ka nisur si titullar dy sfidat e fundit në kampionat dhe atë në Europa League ndaj Wolfsberger, por sirenat e merkatos vazhdojnë të bien për të.
Së fundmi është Valencia që ka shprehur interesim konkret për 28-vjeëarin. Spanjollët kërkojnë ta afrojnë që në merkaton e janarit dhe për këtë i kanë ofruar Romës një marrëveshje për huazimin e tij deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro.
Shpesh, drejtuesit e Romës kanë insistuar se nuk dëshirojnë ta shesin lojtarit, përveç rastit kur diçka e tillë kërkohet nga vetë ai.