Agjentët e Antionio Valencia ia kanë ofruar atë Interit për sezonin e ardhshëm, pasi që mbrojtësit të djathtë të Manchesterit i skadon kontratë në verë. Sipas Sky Sport Italia, propozimi tashmë është në tavolinën e Nerazzurri, por ata ende janë duke e marrë në konsideratë kërkesat personale të tij.
Ekuadoriani mbush 34 vjet në gusht dhe ka vetëm tetë paraqitje me Manchester United këtë sezon. Ai është në Old Trafford që nga viti 2009, përderisa më parë ka luajtur edhe për Wiganin, Villarrealin, Recreativo Huelvan dhe El Nacional.