Jose Mourinho ka mbështetjen e plotë të mbrojtësit të djathtë, Antonio Valencia. Valencia ka treguar se nuk ka pasur asnjëherë probleme me Mourinhon dhe ka kërkuar falje për foton që ia ka bërë “like” në rrjetin social, Instagram, e që ishte kundër ish-trajnerit të Realit. 33-vjeçari ia bëri ‘like’ postimit ku kërkohej shkarkimi i Jose Mourinhos dhe tani Valencia është arsyetuar për këtë.
“Dje e pëlqeva një postim në Instagram pa e lexuar tekstin që e shoqëronte fotografinë. Këto nuk janë pikëpamjet e mija dhe kërkoj falje për këtë. I mbështes deri në fund Mourinhon dhe shokët e skuadrës. Të gjithë jemi duke dhënë gjithçka që të përmirësohemi”, shkroi Valencia në “Twitter”.